fbpx

FIFA hap sesion merkatoje për të huajt që duan të largohen nga kampionatet e Rusisë dhe Ukrainës

Futbollistët dhe trajnerët e huaj të punësuar në ligat ruse dhe ukrainase do të kenë mundësi për të rishikuar kontratat duke nisur nga 7 Prilli. Njoftimi u dha nga qeveria e futbollit botëror, FIFA që ka si qëllim të lehtësojë largimin e atyre që duan të largohen drejt një tjetër kampionati në pranverë. Prandaj ata do të kenë “të drejtën të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratën e punës” nga data 7 Prill deri më 30 Qershor, raporton Klan.

Gjithashtu, lojtarët e mitur që ikin nga Ukraina do të trajtohen nga FIFA si të mitur refugjatë, duke fituar kështu akses në tregun ndërkombëtar, i cili normalisht është i mbyllur për të miturit nën moshën 18 vjeç.

Qeveria e futbollit botëror tashmë e ka përjashtuar Rusinë nga të gjithë kompeticionet, madje dhe nga play-off i Kupës së Botës Katar 2022. FIFA përsëriti dënimin e saj të përdorimit të forcës nga Rusia në Ukrainë dhe bëri thirrje për ndërprerje të shpejtë të armiqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button