U arrestuan dy persona për vjedhjen e bankës në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona në lidhje me vjedhjen e një banke që ndodhi sot në orës e paradites në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Në Shkup u arrestua 24 vjeçari N.Sh. dhe 32 vjeçari S.B. për shkak dyshimeve se kanë marrë pjesë në vjedhjen e sotme”, deklarojnë nga Policia, ndërkohë SDK sqaroi që 24 vjeçari është polic nga Saraji, ndërsa 32 vjeçari një narkobos, i cili duhej të ishte në arrest shtëpiak.

Në orët e mesditës në Polici ishte raportuar për një vjedhje që kishte ndodhur Qendër, ku tre persona me armë kishin marrë para nga të punësuarit në UniBank.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button