Federata e promovoi strategjinë e parë për futbollin e femrave

“Më shumë femra-më shumë gola” ishte slogani i Federatës në ditën ndërkombëtare për të drejtat e grave gjatë promovimit të strategjisë për futbollin e femrave për periudhën 2021-2025, transmeton Portalb.mk.

“Nëpërmjet punës së strukturave në Federatën e Futbollit për Femra, ne duam të ndërtojmë një strukturë garuese zhvillimore, e cila është e shkëlqyer për femrat, por në radhë të parë synimi është zhvillimi dhe mbështetja e një strukture përfaqësuese ambicioze me sfidë për të qenë konkurruese në skenën e futbollit Evropian”, deklarojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM), duke vlerësuar që përmes kësaj strategjia futbolli i femrave do të bëhet sporti numër një në vend.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, dhe ambasadorja e SHBA-ve, Kejti Bërns.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button