“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup (VIDEO-FOTO)

Sot më 8 Mars, për nder të arritjeve të mëparshme të grave për barazi gjinore, por të vetëdijshme për mangësitë e përditshme sistematike që kërcënojnë ekzistencën e grave si të lira, të barabarta, dinjitoze dhe të sigurta, qytetarët në Shkup protestuan nën sloganin “Varfëria ka fytyrë gruaje” ku në parkun përballë Kuvendit parashtruan edhe kërkesat e tyre, shkruan Portalb.mk.

Organizata dhe aktivistë për të drejtat e njeriut-grave marshuan nga Qeveria deri te parku përballë Kuvendit. Sipas tyre ky 8 Mars shënon varfërinë e grave, të siguruar nga sistemi, dhe të thelluar si pasojë e pandemisë dyvjeçare nga Covid-19 dhe pasojat e saj.

“Sot ne protestojmë për të gjithë punëtorët e tekstilit që humbën punën, për gratë nga zonat rurale që humbën transportin publik dhe qasjen në shërbimet shëndetësore, për gratë me aftësi të kufizuara që kufizimet shtesë i bënë edhe më të padukshme, për gratë rome që humbën vendet e tyre të punës tashmë me pagë të ulët, dhe për të gjitha gratë që nuk kanë qasje në shërbimet e shëndetit riprodhues që i çojnë në varfëri edhe më të madhe”, thanë nga Platforma për Barazi Gjinore.

“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup
“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup

Rita Behadini, kryetarja e OJQ-së “Mollëkuqja” në fjalimin e saj në protestë theksoi se puna e grave është e nënvlerësuar dhe shpesh e jo e paguar.

“Ne themi nëna ime nuk punon, është amvise, ju thoni gruaja ime rri në shtëpi, nuk punon. Jo! Këto gra punojnë çdo ditë! Nuk ka grua që nuk punon, ka gra që nuk janë të punësuara, ka gra që nuk paguhen për punën që bëjnë. Mbi 220 mijë gra sipas statistikave janë amvise ekonomikisht joaktive, punojnë çdo ditë, por nuk fitojnë nga puna e tyre. Në varësi të të ardhurave të familjes, këto gra janë vazhdimisht në rrezik të dhunës ekonomike dhe plakjes pa pension”, tha Behadini.

“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup
“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup

Nga Platforma theksojnë se gratë edhe pse e përbëjnë gjysmën e popullsisë, gratë në Maqedoninë e Veriut nuk marrin pjesë në mënyrë të barabartë në vendimmarrje.

“Në mungesë të politikave, dokumenteve strategjike dhe mekanizmave që mbështesin promovimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave, do të thotë që institucionet lejojnë diskriminimin dhe dhunën sistematike. Kuvendi është i vetmi vend ku përfaqësimi i grave është rritur përmes kuotës gjinore, por me shpërndarjen e Kuvendit gjatë pandemisë, ka kontribuar që gratë të mungojnë në proceset vendimmarrëse dhe masat e ndjeshme gjinore për t’u marrë me krizës”, shtuan nga Platforma.

“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup
“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup

Përmes këtij marshi protestues ata kërkojnë miratimin e politikave dhe masave efektive për përballimin e pasojave nga Covid-19 që do përfshijnë perspektivë gjinore për nevojat e grave, rritje të pjesëmarrjes së grave në grupet e punës që përgatitin dhe zbatojnë masat për t’iu përgjigjur situatës me Covid-19 dhe krizës ekonomike, politika buxhetore dhe ekonomike për njerëzit e jo për bizneset dhe partitë, shërbime inspektuese funksionale që parandalojnë shfrytëzimin dhe diskriminimin e punëtorëve, parandalimin e privatizimit të mëtejshëm të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

Në mesin e kërkesave tjera përfshihet edhe rritja e  pjesëmarrjes së grave në postet vendimmarrëse, nëpërmjet vendosjes së kuotave që parashikojnë pjesëmarrjen e grave në të paktën 40% në çdo nivel qeverisjeje, miratimi urgjent i strategjisë për barazi gjinore 2021-26, miratimi urgjent i Strategjisë për Barazi Gjinore 2021 dhe miratimi i Ligjit për Barazi Gjinore, miratimi urgjent i një Ligji të ri për Marrëdhëniet e Punës, i cili parashikon mbrojtjen e punëtoreve gra që punojnë me kontrata me afat të caktuar gjatë shtatzënisë, lindjes dhe prindërimit, të drejtën e mbrojtjes gjatë shtatzënisë dhe kërkesa të tjera.

“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup
“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup

Kjo protestë u organizua nga Platforma për Barazi Gjinore e cila është rrjet i pavarur dhe joformal i organizatave të shoqërisë civile në Maqedoni për të drejtat e grave, i përbërë nga 27 organizata dhe rrjete që punojnë së bashku për të promovuar barazinë gjinore.

“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup
“Varfëria ka fytyrë gruaje”, protesta që shënoi këtë 8 Mars në Shkup

8 marsi njihet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas” në të gjithë botën, ajo shënohet çdo vit për të përkujtuar lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

Në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button