Bekteshi: Disa markete e mbajnë çmimin e bukës 25-27 denarë, të tjerët i ftojmë të ndjekin shembullin

Mbështesim vendimin e disa rrjeteve të supermarketeve në vend të cilët vendosën që çmimet e bukës t’i mbajnë nga 25 deri në 27 denarë gjatë krizës, dekaroi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe u bëri thirrje tregtarëve të tjerë që ta ndjekin këtë shembull dhe të jenë solidarë në kohë krize globale, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë krizë globale, disa nga tregjet në vend kanë vendosur që të mos e rrisin çmimin e bukës dhe mbetet 25 deri në 27 denarë”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Facebook, pasi rrjeti i supermarketeve Kipper njoftoi se çmimi i bukës në supermarketet e tyre do të jet nga 25 deri në 27 denarë.

Ai u bëri thirrje edhe marketeve të tjera që në kohë krize të ndjekin këtë shembull për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve. Ndërsa, Qeveria po përgatit masa për zbutjen e krizës.

Ndërkohë edhe pse çmimi i bukës duhet të jetë 25-27 denar, nëpër shumicat e marketeve nuk gjendet asnjë lloj buke me çmim nën 29 denar edhe pse tashmë kjo është rregulluar e marzhet e kufizuara tregëtare.

Më një mars pushoi vendimi për ngrirjen e produkteve bazë.

Nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, vijon edhe gjoba. Për shkeljen e këtyre masave në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Tregti janë parashikuar: gjobë prej 800-1000 euro për mikro tregtarë, gjobë prej 1600-2000 euro për tregtarë të vegjël, gjobë prej 3000-6000 euro për tregtarë të mesëm si dhe gjobë prej 7000-10 000 euro për tregtarë të mëdhenj.

Megjithatë edhe pse ekzistojnë shkelje të tilla, akoma nuk është vendosur asnjë gjobë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button