Zelensky: Shumë kohë më parë e kam humbur interesin për NATO-n, ata nuk janë gati ta pranojnë Ukrainën

Sa i përket NATO-s, unë kam humbur prej kohësh interesin për këtë çështje pasi kam kuptuar se NATO-ja nuk është gati të pranojë Ukrainën. Aleanca ka frikë nga gjërat kontradiktore dhe konfrontimit me Federatën Ruse, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për ABC World News, kur u pyet nëse Ukraina ishte e gatshme të përmbushte kërkesat e Federatës Ruse për një armëpushim: të ndryshojnë pozicionin e tyre dhe të refuzojnë për t’u anëtarësuar në NATO, të njohin Krimenë si ruse dhe të njohin pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, transmeton Portalb.mk.

I pyetur për mundësinë e njohjes së Krimesë dhe republikave të vetëshpallura të Donbasit, Zelensky u përgjigj se ekzistonte mundësia që autoritetet e Kievit të bisedojnë dhe të gjejnë një kompromis se si njerëzit do të vazhdojnë të jetojnë atje.

“Mund të mendojmë dhe të gjejmë kompromis se si do të ekzistojnë territoret e pushtuara dhe ato republika. Ajo që ka rëndësi për mua është se si njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës do të jetojnë atje”, tha Zelensky kur u pyet për mundësinë e njohjes së Krimesë, si dhe për të vetëshpallrat “Republika Popullore e Donetskut” dhe “Republika Popullore e Luhanskut”. .

Ai theksoi se Ukraina nuk është “e gatshme për ultimatume”, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin “duhet të fillojë të flasë, të fillojë dialog”.

Zelenski tha se nuk është gati për kapitullim, pasi ai është zgjedhur president.

Kremlini dje njoftoi se iështë i gatshëm ta ndërpresë operacionin ushtarak nëse Kievi do të njihte pavarësinë e vetëshpallur të “Republikës Popullore të Donetskut” dhe “Republikës Popullore të Luhanskut” dhe refuzon të kyçet në “çfarëdo lloj blloku”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button