BDI do të zgjerojë anëtarsinë e strukturave udhëheqëse në Kongres

Në mbledhjen e kryesisë qendrore të BDI-së është vendosur që kongresi i partisë të mbahet më 5 qershor. Kongresi parashikohet të mbahet në Tetovë dhe përpos zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë parashikohet edhe zgjerimi me anëtarë të rinj.

Konsolidimi i degëve të partive pas përfundimit të zgjedhjes së kryesive të tyre, ku dominoi rizgjedhja në të shumtën e rasteve e strukturave të më parshme, len  pak për të shpresuar për ndryshime të mëdha në BDI gjatë Kongresit. Por kjo parti bënë të ditur se megjithatë përfshirja e kuadrove të reja në strukturat partiake ëhstë një ide që pritet të konkretizohet gjatë Kongresit të partisë.

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti për Portalb, thotë se ka iniciativë për ta zgjeruar kryesinë e partisë. 

“Sipas kësaj ideje do të përfshihen edhe degët nga rajonet ku shqiptarët janë pakicë duke filluar nga Cashka deri në Manastir. Qëllimi është që të gjejmë modusin që të përfshihen edhe këto rajone në strukturat udhëheqëse të partisë”, thotë Ermira Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button