Agron Buxhaku ambasador i ri në Kanada, Agnesa Rusi-Popovska në Bullgari

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani njoftoi se janë dërguar ambasadorë të rinj në Bullgari, Kanada dhe Kombet e Bashkuara. Ambasadori i ri i Maqedonisë në Kanada është Agron Buxhaku, Agnesa Rusi-Popovska shkon në Bullgari, ndërsa Ljubomir Danailov-Fërçkoski në OKB, transmeton Portalb.mk.

Pas agremaneve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga ana e Presidentit Pendarovski, dua të informoj se janë përcaktuar këto propozime për Ambasadorë: Agnesa Rusi Popovska Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë. Agron Buxhaku Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe Lubomir Fërçkovski Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, njoftoi Osmani.

Buxhaku dikur ishte ambasador i Maqedonisë në Francë, ndërsa ishte edhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, si dhe drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave. Rusi-Popovska është diplomate karriere dhe angazhimi i saj i fundit ishte si shefe e misionit të Maqedonisë në BE në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button