Video nga një serial televiziv është keqpërdorur kundër presidentit ukrainas Zelenski

Videoja, e cila është shpërndarë dhe për të cilën thuhet se është nga fushata presidenciale e Zelenskit, është në fakt nga një serial televiziv në të cilin ai ishte aktor, katër vjet para se të bëhej president. Videoja nuk ka asnjë lidhje me realitetin e zgjedhjeve politike presidenciale në Ukrainë dhe nuk është përdorur në fushatën presidenciale, shkruan Vërtetmatësi.

Recensojmë një postim të publikuar në Facebook, ku shfaqet një video e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski. Në postim thuhet:

Presidenti i Ukrainës, Zelenski (pasardhësi ideologjik i nazistit Stepan Bandera), e regjistroi këtë video disa vite më parë për ta përdorur në fushatën e tij presidenciale, duke thënë se do të shpëtonte nga politikanët pro-rusë.

Në video shihet Zelenski në një sallë, e cila ngjanë dhe mund të jetë sallë parlamenti, shkon te personi i sigurimit, merr dy armë, i drejton deputetëve dhe i qëllon derisa i vret të gjithë.

Për videon pretendohet se është përdorur gjatë fushatës presidenciale të Zelenskit dhe në të cilën ai tha se do të hiqte qafe politikanët pro-rusë. Megjithatë, kjo është dezinformatë, ndërsa videoja buron nga një serial në të cilin ka aktruar Volodimir Zelenski, i cili para se të bëhej president ka qenë aktor profesionist.

Seriali quhet “Shërbëtori i Popullit” dhe në të Zelenski luan rolin e presidentit. Në episodin e dytë të këtij seriali të njohur ukrainas, nga minuta 4 e 40 sekonda, mund të shihni pjesën e prerë dhe të kontekstualizuar gabimisht të videos, e cila përdoret në postimin që e recensojmë.

Bëhet fjalë për një serial të vitit 2017, për të cilin në Wikipedia thuhet se është serial humoristik politik-satirik ukrainas, premiera e të cilit u shfaq më 16 tetor 2015.

Në serial, Zelenski portretizon një profesor të shkollës së mesme, i cili është ngopur me politikanë të korruptuar dhe që rastësisht bëhet president. Pas katër vitesh, Zelenski edhe në realitet u bë president i Ukrainës, më 21 prill 2019. Por ky insert nga seriali nuk ka të bëjë me fushatën e tij presidenciale dhe askund nuk përmendet se është përdorur në të. Dhe sidomos jo në kontekst se do të “heq qafe politikanët pro-rusë“. Përkundrazi, kundërkandidati i tij Petro Poroshenkov, ish-presidenti i atëhershëm i Ukrainës dhe mbështetësit e tij, e kanë sulmuar Zelenskin duke thënë se zgjedhja e tij eventuale do të jetë në të mirë të Rusisë.

Veçanërisht është i pakuptimtë pretendimi se Zelenski është një lloj “pasardhësi ideologjik i nazistit Stepan Bandera”. Siç është bërë e njohur gjerësisht këto ditë, Zelenski është me origjinë hebreje dhe gjatë mandatit të tij filloi ndërtimin e memoriali për 150,000 viktimat hebreje të Holokaustit në Babi Jar (që së fundmi u raportua se ishte granatuar nga forcat ruse).

Për faktet e mësipërme, vlerësojmë se postimi i shpërndarë, për videon e të cilit thuhet se është nga fushata presidenciale e Zelenskit, në fakt është nga një serial televiziv në të cilin ai ishte aktor. Videoja nuk ka asnjë lidhje me realitetin e zgjedhjeve politike presidenciale në Ukrainë dhe nuk është përdorur në fushatën presidenciale. Përveç kësaj, teksti i postimit përmban të pavërteta, sipas të cilave Zelenski tha se do të hiqte qafe politikanët pro-rusë, si dhe pretendimin se ai është pasardhësi ideologjik i Stepan Bandera. Prandaj, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button