Partizani.net: “Duro nga sot trajner i ynë”

Edhe më tutje nuk është sqaruar asnjë informacion lidhur me të ardhmen e trajnerit actual të Shkëndijës, Shpëtim Duro, për të cilin kohë të fundit është përfolur se ofertë shumë serioze ka ardhur edhe nga klubi I Partizanit të Tiranës, skuadër kjo që me të gjitha resurset po tenton ta bindë Duron që të punojë me ekipin e tyre, për çka I kanë ofruar edhe të gjitha kushtet që të formojë një skuadër të mirë.
Në faqen zyrtare të KF Partizani në rrjetin social facebook, (facebook.com/www.Partizani.net), gjatë ditës së sotme kanë shkruar se marrëveshja me Duron mundë të thihet se ka përfunduar.
“PARTIZANI I MADH PO RIKTHEHET – që nga sot Shpëtim Duro mund të quhet trajneri i Partizanit. Sapo Duro të zgjidhi disa procedura me Shkëndijën e Tetovës, do të prezantohet si trajneri i ri i demave të kuq”, shkruan në faqen zyrtare të Partizanit.

Partizani
Nga ana tjetër nga radhët e Shkëndijës nuk ka asnjë informacione lidhur me largimin apo mbetjen e Duros, edhe pse disa media nga Shqipëria kishin përmendur edhe shifra të majme që kryesia e kuqezinjve i kishin ofruar strategut shqiptar, i cili Shkëndijën e mori në një situatë tejet të vështirë, por duke e kthyer atë në garat për Ligën e Evropës. Mbetet të shohim në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi përfundimtarë i Duros dhe cila do tëjetë zgjedhja e tij, mbetja në Shkëndijë apo kthimi në Tiranë te Partizani. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button