BE do të analizojë mundësitë e pranimit të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë

Aplikacionet e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të analizohen nga Komisioni Evropian, transmeton REL.

Vendimi për të shqyrtuar aplikacionet, i marrë nga ambasadorët e bllokut evropian, duhet të nënshkruhet nga Këshilli Evropian, ndonëse ai konsiderohet formalitet procedural.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare kanë diskutuar për aplikacionet – të dorëzuara javën e kaluar – në një takim të mbajtur më 7 mars, dhe janë pajtuar për të ftuar Komisionin për të dhënë mendimin e vet për secilin.

Megjithatë, procesi mund të marrë kohë – komentet e Komisionit mund të marrin 18 muaj kohë për t’u përgatitur.

Nëse janë të suksesshme, procesi për t’iu bashkuar BE-së zakonisht zgjat me vite.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button