Çmimet me pakicë për një vjet në Maqedoninë e Veriut janë rritur për 8.6 përqind

Në Maqedoninë e Veriut po regjistrohet rritje e çmimeve me pakicë çdo muaj, ashtu që vetëm në muajin shkurt është regjistruar rritje për 1.2 % krahasuar me janari, ndërsa 8.6 % në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Rritja në indekset  e kostove së jetesës në shkurt 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te duhani me 6.6 %, perime të freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe perimeve të tjera me rrënjë me 4.3 %, kafeja, çaji, kakaoja me 2.7 %, etj”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Për një muaj është regjistruar rritje edhe te çmimet e shërbimeve, ndërsa të transporti ajror i pasagjerëve është regjistruar ulje për 14.4 përqind.

“Indeksi i kostos së jetesës në shkurt 2022, krahasuar me shkurt  2021, është vërejtur rritje me 7.6 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje me 8.6 %”, deklarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button