Stresi: Zoti ia ktheu Serbisë!

Është njëri ndër rep artistët më kontrovers të skenës sonë. Bëhet fjalë për reperin e njohur nga Shqipëria, Stresin, i cili nuk ka lënë pa komentuar për ndodhitë e fundit në Serbi.

Ai këtë fatkeqësinë që këto ditë e ka kapluar Serbinë, e sheh si një kthim nga Zoti, për të bëmat e tyre ndaj popullit tonë. Stresi në faqen e tij zyrtare ka lënë mbishkrimin ku qartëson mendimin e tij për Serbinë.

“Zoti vonon po nuk harron. Unë mbret kam Zotin. Dëshmitar kam Zotin. Zotit i ulem në gjunjë. Shihet qartë që Zoti s’ka me harru Serbinë e mallkime”, ishte mbishkrimi i rep artistit, karshi një fotoje ku shihej një pjesë e Serbisë pothuajse e përmbytur në ujë.

Ndërkaq ky mbishkrim i Stresit është përcjellë edhe me shumë komente nga fansat e tij të cilët mbështesnin mendimin e të pëlqyerit të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button