Prej në mesnatë çmime të reja të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur përsëri për të rritur çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.  

Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga 7 marsi do të jenë: EUROSUPER BS-95 (98.5 denarë/litër), EUROSUPER BS-98 (91.5 denarë/litër) dhe EURODIZELI (85.5 denarë/litër).

“Për shkak të rritjes enorme të çmimit të derivateve të naftës në bursa dhe përforcimit të kursit të dollarit në raport me denarin, ndërsa në përputhje me vendimin, nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 5,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 10,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 9,00 denarë/litër”, bëjnë me dije nga Komisioni.

Kryetari i Komisionit, Marko Bislimoski, theksoi që e ka njoftuar Qeverinë se në vend ka sasi të mjaftueshme të naftës por me çmim të lartë.

“Derivate të naftës ka në sasi të mjaftueshme, problem është çmimi i lartë, jo vetëm te ne, por në gjithë Evropën. Është e domosdoshme që të gjithë të sillen në mënyrë racionale në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe të  paparashikueshme, e cila nuk dihet se sa do të zgjasë dhe me çfarë epilogu”, deklaroi Bislimoski.

Komisioni raportoi që nafta në krahasim me vendet e rajonit vazhdon të mbetet më e lirë (1.38euro): në Serbi është 1,552 euro/litër, në Bullgari është 1,457 euro/litër, në Shqipëri 1,616 euro/litër, në Greqi 1,678 euro/litër dhe në Kroaci 1,497 euro/litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button