Siri, aktivistët pohojnë se kanë prova për krime

Aktivistët sirianë kanë dëshmitarë dhe prova për të vërtetuar se regjimi sirian është fajtor për krime sistematike të luftës kundër të burgosurve, ka thënë Imamuddin al – Rashid, nga Lëvizja Kombëtare Siriane, për Agjencinë Anadolu të enjten.

“Një numër i dëshmitarëve janë të gatshëm për të shpjeguar çdo detaj në qoftë se veprime juridike do të merrën kundër këtyre krimeve” tha ai, duke iu referuar rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB- së të enjten që bën thirrje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të hetuar shkeljet në Siri.

Rezoluta nuk do të hyjë në fuqi pasi Rusia dhe Kina i kanë vënë veto.

Al- Rashid kritikoi Rusinë për qëndrimin që mori në lidhje me luftën civile siriane, duke thënë se vetoja e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të thotë se është pjesëmarrëse në krimet e kryera nga regjimi sirian./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button