Për dy ditë në gjithë Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 1500 persona nga grupet e rrezikuara

Thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e qytetarëve që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara I janë përgjigjur 1500 persona, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të fushatës së gjerë të imunizimit për mbrojtjen e popullatës në rrezik nga format e rënda të COVID-19, për dy ditë u vaksinuan mbi 1500 persona (me dozën e parë dhe të tretë)”, raportojnë nga Ministria.

Ministria i ftoi qytetarët që të respektojnë datat e parapara për vaksinim.

“Ne u dërgojmë mesazhe SMS personave në rrezik mbi 65 vjeç, si dhe të rinjve me sëmundje shoqëruese, të cilët nuk janë ende të mbrojtur me dozë të përshtatshme vaksine për t’u imunizuar, në kohë dhe pikë të caktuar, të planifikuar përmes Termini Im”, sqarojnë nga Ministria për grupet e rrezikuara.

Ndryshe, Komisioni për sëmundje ngjitëse informoi që prej fillimit të muajit mars ka filluar me një fushatë të re, ashtu që të gjithë personat që bëjnë pjesë në grupin me rrezik, do të marrin SMS mesazhe me terminin dhe lokacionin për vaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button