Zelensky bëri thirrje për bojkot të produkteve ruse (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për bojkotim global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën, transmeton REL.

“Nëse pushtimi vazhdon dhe Rusia nuk heq dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, atëherë ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”, tha Zelensky në një video-adresim të hënën.

Sipas tij, bota duhet t’i refuzojë eksportet e Rusisë, sidomos naftën dhe produktet e saj.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë edhe më me vendosmëri”, tha ai.

Zelensky tha se as Rusia nuk duhet të marrë mallra dhe shërbime nga jashtë “nëse nuk dëshiron t’i respektojë rregullat e civilizuara”.

“Mund të quhet embargo, ose mund të jetë thjesht moral”, tha Zelensky.

“Lëreni luftën t’i ushqejë ata”, shtoi ai.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button