Lushtaku: Jam i pafajshëm, aktakuza s’do të kalonte as në Afrikë

Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku është deklaruar i pafajshëm në shqyrtimi e parë gjyqësor ndaj “Grupit të Drenicës”.

Lushtaku ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj tij s’ka asnjë bazë faktike dhe as juridike.

Sipas tij, Prokuroria ka ngrit aktakuzë ndaj tij, por se nuk e ka gjetur viktimën.

“Asnjëherë s’kam besuar se do të akuzohem për një person që ju nuk e dini kush është. Domethënë e keni kapur vrasësin por nuk e dini viktimën. Kisha pasur shumë dëshirë për shkak të opinionit ta gjeni emrin e atij që unë dyshohet se e kam ekzekutuar. Kjo aktakuzë as në Afrikë nuk do të kishte kaluar. Por, jemi në Kosovë dhe gjithcka mund të ndodh nga një Prokuror i cili ka pasur qëllime të caktuara. Mezi s’kam pritur të ballafaqohem me te por ia që ai ka shkuar në Beograd”, ka thënë Lushtaku, duke iu referuar Mauricio Salustro, transmeton Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button