SHASHSHAT: Arsimi shqip në RMV është për të ardhur keq, problemi qëndron te ministrat shqiptarë (VIDEO)

Sot me rastin e shënimit të 7 Marsit- ditës së shkollës së parë shqipe, Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art Tetovë (SHASHSHAT) organizoi tryezë diskutimi me akademikë nga vendi dhe rajoni, ku siç njoftojnë nga aty idetë do të përmblidhen në një tekst të veçantë dhe do u dorëzohen institucioneve kompetente që t’i realizojnë, me qëllim të përmirësimit të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut, shkruan Portalb.mk.

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art Tetovë vlerëson se arsimi shqip në vend nuk është mjaftueshëm i mirë dhe për sipas tyre problemi kryesor është se disa vite me radhë kemi pasur ministra shqiptarë siç thonë nga atje, nuk kanë çarë kokën për të parë se me çfarë tekste shkollore punojnë fëmijët, si edukohen ato dhe çfarë mësimi ju jepet atyre.

“Arsimi shqip për të cilin jemi dëshmitar vetë, nuk është i kënaqshëm ndaj në këtë aspekt duam të bëjmë një hap drejt përmirësimit të asaj se mungojnë tekstet shkollore, ata janë të ngarkuara me nacionalizma të ndryshme. Këtë sfidë ta kalojmë duke qenë në bashkëbisedim dhe mirëkuptim me organet gjegjëse të cilat duhet të na japin përkrahje sepse është interes i përgjithshëm. Duke parë këto rrethana shfrytëzojmë rastin që sot në ditën e mësuesit të arsimit shqip të hapim këtë tryezë të rrumbullakët me njerëz më përgjegjës të cilët do të japin ide dhe mendime të cilët në të ardhmen do t’i tubojmë dhe mbledhim në një tekst të veçantë dhe do t’u propozojmë organeve gjegjëse që të tejkalohen këto situate”, tha profesor Zeqir Kadriu nga SHASHSHAT.

Tryezë të rrumbullakët akademike “ Cilësia në arsim dhe perspektiva e shkollës shqipe në Mileniumin e tretë”
Tryezë të rrumbullakët akademike “ Cilësia në arsim dhe perspektiva e shkollës shqipe në Mileniumin e tretë”

Hasan Jashari, kryetar i SHASHSHAT tha se shkollat duhet të jenë në hap me kohën dhe të përmbushin potencialin e fëmijëve, kështu duke krijuar kushte për këtë.

“Duhet të përgatisim gjenerata të reja për inteligjencën artificiale, këtë rol e ka mësimi, Kërkesa jonë është që arsimtarët duhet të kenë standard më të lartë dhe shkollat të jenë më të pasura”, tha mes të tjerash profesori Jashari.

Tryezë të rrumbullakët akademike “ Cilësia në arsim dhe perspektiva e shkollës shqipe në Mileniumin e tretë”
Tryezë të rrumbullakët akademike “ Cilësia në arsim dhe perspektiva e shkollës shqipe në Mileniumin e tretë”

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës premtoi se do të angazhohen në veçanti për bashkëpunim me këtë akademi.

“Duhet të flasim për të sotmen dhe të ardhmen, një ndër institucionet përgjegjëse që duhet të ndërtojë një të ardhme më të mirë arsimore është edhe komuna dhe mund të ju jap përkushtimin tim se në mandatin tim se do të angazhohem maksimalisht që të kemi shkolla më të mira jo vetëm si objekte por edhe ambiente për mësimnxënie dhe mësimdhënie, që të kemi një arsim fillor dhe të mesëm të cilin të gjithë ne si qytetarë të Tetovës e meritojmë. Do të japim angazhimin tonë maksimal që shkollat e Tetovës të jenë ndër shkollat më të mira, që të jenë konkurrent në gara ndërkombëtare në Ballkan dhe më gjerë”, tha Bilall Kasami.

Tryezë të rrumbullakët akademike “ Cilësia në arsim dhe perspektiva e shkollës shqipe në Mileniumin e tretë”
Tryezë të rrumbullakët akademike “ Cilësia në arsim dhe perspektiva e shkollës shqipe në Mileniumin e tretë”

Përfaqësuesi nga Akademia e Shkencave dhe Artit në Tiranë, Mariglen Kasmi u zotua se kjo e fundit i qëndron premtimit për të ndihmuar në publikimin enjë enciklopedie të vogël me portretet të mësuesve të parë në Maqedoninë e Veriut.

“Pas përgatitjes së materialit nga shoqata në bashkëpunim me grupin e punës, akademia e shkencave do të bëjë publikimin e saj duke ndjekur procedurat dhe respektuar standardet për botim. Më tej akademia do të bëjë edhe një ekspozitë me portretet e mësuesve dhe nxënësve që do të përfshihen në këtë enciklopedi, sigurisht që këto janë hapa të parë të bashkëpunimit. Shoqata do të ndërtojë ura komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet që kujdesen për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptaeë këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Kasami.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin akademikë të fushave të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Kujtojmë që me 7 mars të vitit 1887 në qytetin e Korçës u hap mësonjëtorja e parë shqipe, e cila shënoi një kthesë të rëndësishme historike dhe kulturore për popullin shqiptar pasi deri atë ditë mësimet mbaheshin në formë të fshehtë nëpër shtëpi, si rezultat i pushimit osman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button