fbpx

Ribery: Sezoni ishte i suksesshëm

Franck Ribery nuk i pranon zërat se sezoni i fundit ka qenë pjesërisht zhgënjyes për Bayernin e Mynihut që u eliminua nga Champions League edhe pse fitoi kupën e kampionatin. Pavarësisht dy humbjeve në gjysmëfinale kundër Realit të Madridit, Ribery këmbëngul se 4 trofetë e fituar skuadra mbylli një sezon të suksesshëm.

“Ne mbyllëm një sezon pozitiv sepse fituam kampionatin dhe këtë e bëmë 7 javë përpara fundit. Më pas arritëm të fitonim edhe në finalen e Kupës kundër Borussias së Dortmundit që është rivali më i fortë për ne në Gjermani”.Në vijim, Ribery përqëndrohet edhe te arritjet e skuadrës bavareze në arenën ndërkombëtare.

“Nuk duhet të harrojmë që mundëm Chelsean në Superkupën e Europës, ndërsa fituam edhe Botërorin e Klubeve. Këto 4 tituj shpëtuan sezonin tonë”.

Sulmuesi francez shkëput edhe disa nga momentet më kulminante në shifra për Bayernin e këtij sezoni.

“Ne regjistruam disa rezultate të pabesueshme si ai i 53 ndeshjeve rresht pa humbje ku 28 prej tyre ishin ndeshje të këtij sezoni. Luajtëm gjithashtu një futboll shumë tërheqës”.Në fund ai shton se skuadra duhet ta nisë sezonin e ri me një trofe, atë të Superkupës së Gjermanisë. Dhe duke qëndruar pikërisht te sezoni i ardhshëm, Bayerni i Mynihut rikthehet në Itali, jo për futboll por për të zgjedhur veshjen e duhur. Giorgio Armani ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë gjermane për të veshur futbollistët gjatë sezoneve të ardhshme./ Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button