Mijallkovit i është vjetërsuar një nga veprat penale në rastin “Target-Fortesa”

Në seancën e sotme në Apel, për rastin “Target-Fortesa”, prokurori i lartë Elvin Veli, ka theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë për përgjimet masive në DSK është i qartë dhe preciz, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata ka përcaktuar plotësisht dhe saktë kronologjinë e ngjarjes penale”, tha prokurori Veli.

Ai theksoi edhe se ndaj të akuzuarit Sasho Mijalkov duhet të ndërpritet ndjekja penale për një nga veprat penale për të cilat po ndiqet, për shkak të vjetërsimit absolut.

Konkretisht, Mijalkov është ndjekur penalisht për tri vepra penale, përkatësisht për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” për të cilat është dënuar me 5 vjet burgim, për “shoqatë kriminale” me 5 vjet burgim, si dhe për “marrje të shpërblimit për veprim të kundërligjshëm me 3 vjet burg. Ai mori dënimin maksimal të parashikuar për secilën vepër, ose dënim për të tria veprat prej 12 vitesh.

Por në shkurt të vitit të kaluar, u vjetërsua vepra e fundit, “Marrje shpërblimi për veprim të kundërligjshëm”. Në seancën e sotme u konstatua sërish vjetërsia.

Nga Prokuroria për këtë rrethanë ka bërë informuan përmes një komunikate.

“Në seancë prokurori publik nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup paraqiti propozim me shkrim me të cilin propozon që të gjitha ankesat të refuzohen dhe me rastin e ankesës së të pandehurit Sasho Mijalkov dhe sipas detyrës zyrtare Apelit të Shkupit ta ndërpresë procedurën penale sipas nenit 359 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal për shkak të vjetërsimit absolut të veprës penale dhe rrjedhimisht të ndërhyhet në vendimin për dënim, ndërsa në pjesën e mbetur të vërtetohet aktgjykimi”, sqaroi Prokuroria.

Pas prokurorit të lartë, ankesat e tyre i shpjeguan edhe të akuzuarit edhe avokatët e tyre.

Gjykata e apelit, pas shqyrtimit të ankesave, mund ta lërë në fuqi aktgjykimin e apelit, ta prishë ose ta pezullojë dhe ta kthejë për rigjykim.

“Target-Fortesa” ishte një nga rastet më të rëndësishme të PSP-së. Më 29 mars 2016 është hapur hetimi i parë “Fortesa” për shkatërrimin e sistemeve të monitorimit të komunikimeve në DSK, ndërsa më 17 nëntor të po këtij viti është hapur hetimi i koduar “Target” për përgjime masive. Për shkak të lidhjes së tyre, gjatë ngritjes së aktakuzës, PSP-ja i bashkoi të dy rastet në një.

Në aktakuzë, PSP-ja theksoi se në mënyrë direkte dhe indirekte me përgjim janë përfshirë rreth 20 mijë qytetarë. Në mënyrë të paligjshme janë monitoruar 4286 numra telefoni për të cilët nuk është lëshuar asnjë vendim gjyqësor. Në 1541 numra të tjerë, megjithatë, komunikimi është monitoruar si para ashtu edhe pas skadimit të urdhrave të gjykatës. Ose janë monitoruar gjithsej 5827 numra telefoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button