fbpx

Australia i kërkoi Kinës të marrë anën e Ukrainës

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i kërkoi Kinës që t’iu bashkohet përpjekjeve për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës.

Morrison paralajmëroi se bota është në rrezik të riformësohet nga një “hark autokracie”, transmeton REL.

Kina, e cila ka lidhje të ngushta me Moskën, ka refuzuar ta cilësojë si pushtim sulmin rus ndaj Ukrainës, ndërsa u ka kërkuar vendeve perëndimore që t’i respektojnë “shqetësimet legjitime” të Rusisë për sigurinë.

Pekini ka bërë thirrje për zgjidhjen e krizës përmes negociatave.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Shteti rus këmbëngul se zgjerimi i NATO-s me Ukrainën apo vendet e tjera ish-sovjetike, paraqet kërcënim për sigurinë e tij, edhe pse një gjë e tillë hidhet poshtë nga NATO-ja.

Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Bota ka dëgjuar fjalët e Kinës për angazhimin e saj ndaj paqes globale dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë”, tha Morrison.

Ai falënderoi vendet e tjera të Azisë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Singaporin, për sanksionet e tyre ndaj Rusisë.

Kjo është një “dëshmi e mirëseardhur e solidaritetit ndërkombëtar në rajonin tonë”, tha Morrison.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button