Rasmusen nuk përmend Maqedoninë në video mesazhin e tij

Para se të largohet nga Maqedonia, Rasmusen në mesazhin me video në faqen e NATO-s, tregon për vizitën e tij dhe qëllimet e kësaj vizite.  Mesazhin e fillon duke përmendur dy shtete dhe një kryeqytet, duke harruar emrin e shtetit.

Sekretari i NATO-së, Rasmusen edhe në konferencë për shtyp në mënyrë diplomatike ka shmangur përdorimin e emrit Maqedoni.

Edhe pse harroi emrin e shtetit në të cilin gjendej, diplomati danez nuk harroi se pikërisht ky emër para 6 viteve në Samitin e NATO-s në Bukuresht ishte pengesë për inkuadrimin e Maqedonisë në këtë organizatë.

Mesazhi ishte ishte i qartë, “ para zgjidhja e çështjes së emrit pastaj integrimi në NATO”.

“Ju inkurajoj që të vazhdoni me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit. Koha për këtë është tani”, ka deklaruar Rasmusen.

Lajme të ngjashme

Back to top button