Shqipëri, përfundon procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale

Në Shqipëri përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku në disa bashki u votua për të zgjedhur kryeartët e rinj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 6 bashkitë e vendit, në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, qendrat e votimit janë mbyllur pas orës 19:00, ndërkohë pas dorëzimit të bazës materiale në qendrat e numërimit do të fillojë edhe procesi i numërimit të votave.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) pjesëmarrja paraprake në votime ishte 30,33 për qind.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore u regjistruan për të marrë pjesë si subjekte zgjedhore 11 parti politike,

Pjesë e partive politike që konkurruan në këto zgjedhje ishin Partia Socialiste e Shqipërisë dhe partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë, parti të tjera opozitare, si dhe një koalicion me dy parti.

Zgjedhjet e pjesshme u mbajtën për shkak të dorëheqjeve, shkarkimeve dhe ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryetarëve të zgjedhur nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button