Ukrainë, dështoi edhe përpjekja e dytë për evakuim (FOTO)

Një zyrtar ukrainas thotë se një përpjekje e dytë për të evakuuar civilët nga Mariupoli dështuar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse, transmeton REL.

Autoritetet ushtarake ukrainase thanë më herët të dielën se evakuimet nga qyteti i Mariupolit ishin planifikuar të fillonin në mesditë me orën lokale.

Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme në Ukrainë, tha se evakuimet e planifikuara përgjatë korridoreve të përcaktuara humanitare u ndaluan për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

Një armëpushim i ngjashëm i planifikuar për të shtunën, dështoi të shtunën, duke bllokuar banorët nën shumë granatime dhe bombardime ajrore nga forcat ruse.

Lufta në Ukrainë, foto: AA
Lufta në Ukrainë, foto: AA

Zelensky: Aeroporti Vinnytsia është shkatërruar nga sulmet ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Aeroporti Vinnytsia në Ukrainën qendrore është shkatërruar nga sulmet e Rusisë.

Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë, foto: AA
Lufta në Ukrainë, foto: AA

Skena kaotike teksa njerëzit largohen nga qyteti afër Kievit

Në qytetin Irpin, rreth 20 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit, Kiev, njerëzit kanë filluar të largohen derisa sulmet ruse vazhdojnë.

Qyteti është dëmtuar rëndë nga sulmet e trupave ruse.

Fotot tregojnë skena kaotike të njerëzve që arratisen nga shtëpitë e tyre.

This slideshow requires JavaScript.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button