Postimi në Facebook pa kontekst përhap ksenofobi dhe nxit tensione ndëretnike

Ky konstatim, për të cilin është e paqartë se si është arritur dhe për të cilin nuk ka prova reale, është sensacional dhe përfaqëson përhapje të madhe të ksenofobisë dhe intolerancës. Një postim me këtë titull ka retorikë kundër emigrantëve dhe inkurajon intolerancën mbi baza etnike dhe fetare. Madje, në vetë njoftimin nuk thuhet absolutisht asgjë nga ato që pretendohet në titull dhe as nuk konfirmohet se shqiptarët janë vërtet të frikësuar, shkruan Vërtetmatësi.

Postimi në Facebook ndan një tekst informues për vendimin e qeverisë për të ndihmuar Ukrainën pas pushtimit rus, por me një titull ksenofobik dhe sensacionalist që përhap panik dhe mungon konteksti në përmbajtjen e tij.

Shqiptarët në frikë? Mijëra ukrainas ortodoksë do të mbërrijnë në Maqedoni, shkruan titulli.

Qeveria ka vendosur të dërgojë një donacion në Ukrainë dhe kjo është e gjitha në deklaratën e qeverisë. Në kuadër të vendimeve të qeverisë, nuk ka asnjë informacion zyrtar për pranimin e refugjatëve apo ndonjë kërkesë nga Ukraina që vendi ynë të pranojë refugjatë.

Ajo që po ashtu është konstatuar gabim është se komuniteti i dytë më i madh etnik në vendin tonë është në frikë nga pranimi i refugjatëve.

Ky përfundim, për të cilin është e pasigurt se si është arritur dhe për të cilin nuk ka prova reale, është sensacional dhe përfaqëson përhapjen më të madhe të ksenofobisë dhe intolerancës. Një postim me këtë titull ka retorikë kundër emigrantëve dhe inkurajon intolerancën mbi baza etnike dhe fetare. Madje, vetë teksti nuk shkruan absolutisht asgjë nga ato që pretendohet në titull dhe as nuk konfirmohet se shqiptarët janë vërtet të frikësuar.

Të pretendosh se shqiptarët në Maqedoni janë në frikë se shteti do të pranojë refugjatë ortodoksë është jashtë çdo logjike dhe qëllimi i vetëm i pretendimeve të tilla është të shkaktojë përçarje në shoqëri dhe përhapjen e panikut në rrjetet sociale.

Maqedonia e Veriut është një shoqëri multietnike ku njerëzit i përkasin feve të ndryshme dhe etinve të ndryshme. Shqiptarët etnikë prej vitesh jetojnë me maqedonas etnikë të cilët janë ortodoksë dhe nuk jetojnë në frikë të vazhdueshme për këtë fakt. Pretendime të tilla të palogjikshme kanë për qëllim vetëm të shkaktojnë frikë në popullatë dhe të inkurajojnë përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale si te maqedonasit ashtu edhe te shqiptarët, por edhe te njerëzit në Ukrainë të cilët janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe të bëhen refugjatë për shkak të luftë sigurisht që nuk e donin.

Përhapja e panikut dhe ksenofobisë pabazë bie ndesh me parimet bazë morale të solidaritetit me ata që janë në vështirësi dhe të cilët janë në rrezik për jetën e tyre dhe mundësitë për të jetuar.

Në kohë lufte, kur çdo vend duhet të solidarizohet me civilët e pafajshëm, jeta e të cilëve është në rrezik, njoftime të tilla janë të dëmshme për shoqërinë dhe shfaqin intolerancë.

Vendi nuk ka marrë ende ndonjë vendim zyrtar për pranimin e refugjatëve nga Ukraina. Në rast se do të merret një vendim i tillë, do të jetë një akt solidariteti, humanizmi dhe altruizmi.

Që nga pavarësiaj vendi ynë ka treguar vazhdimisht mikpritjen, humanizmin dhe mbrojtjen e refugjatëve nga rajonet përreth, deri në krijimin e kushteve për kthimin e tyre në vendet e origjinës.

Maqedonia e Veriut ka qasje në të gjitha instrumentet kyçe ndërkombëtare apo rajonale për mbrojtjen e refugjatëve dhe të huajve.

Duke u mbështetur në atë që u tha më sipër, vlerësojmë se postimit i mungon konteksti, aq më tepër që titulli që përhapet në rrjetet sociale nuk korrespondon fare me përmbajtjen e publikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button