Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve Tetovë-Kodra e Diellit

Për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, transmeton Alsat.

“Nga ora 10:10 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit. Për automjetet e tjera janë të obligueshme pajisjet dimërore”, njoftojnë nga LAMM.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë ndalesë të qarkullimit të automjeteve të rënda ka edhe në rrugët Gostivar-Strazh dhe Mavrovë-Dibër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button