Shkup, u protestua për të dytën herë kundër agresionit rus në Ukrainë

Sot në Shkup te sheshi “Maqedonia” u protestua për të dytën herë kundër agresionit rus në Ukrainë. Nga Shoqata e Ukrainase kërkuan hapësira ajrore të mbyllura mbi Ukrainën për të ndalur përshkallëzimin nga pushtimi rus, transmeton Portalb.mk.

“Ky është sulm tinëzar çnjerëzor, monstruoz nga Rusia. Rusia fatkeqësisht shkatërron qytete dhe fshatra të Ukrainës, vret civilë. Përveç agresionit rus që synon shkatërrimin e popullsisë dhe infrastrukturës së Ukrainës, një kërcënim i ri është shfaqur për të gjithë Evropën dhe më gjerë. Pushtimi rus ka vënë gjithashtu në rrezik sigurinë globale bërthamore”, tha Oleksandr Urbanoviç nga Shoqata e Ukrainasve “Lesya Ukrainka”.

Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk
Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: MEta.mk

Ai shtoi se apelojnë te Qeveria e RMV-së që urgjentisht të mbyllë hapësirën ajrore mbi Ukrainën, e cila mund të ndalojë përshkallëzimin.

Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk
Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk

Qytetarët me pankarta ku shkruhej “Stop luftës në shekullin 21”, “Stop agresionit rus” dhe foto të qyteteve të shkatërruara të Ukrainës bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë.

Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk
Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk

“Edhe pse gjuha ime amtare është ruse, unë vij nga një qytet i vogël në Ukrainë, 30 km larg termocentralit bërthamor që u pushtua nga pushtuesit rusë dy ditë më parë”, tha një qytetar protestues, duke shtuar se qyteti i tyre ishte i banuar nga rusë.

Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk
Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk

“Rusia është në luftë me të gjithë botën dhe Ukraina udhëheq luftën për të gjithë botën. Ne do të fitojmë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës”, tha ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnyuk në protestën e sotme.

Ajo falënderoi udhëheqjen shtetërore të vendit tonë për bashkimin me sanksionet për Rusinë të vendosura nga BE, si dhe për mbylljen e hapësirës ajrore për linjat ajrore ruse nga vendi ynë. Ambasadorja falënderoi gjithashtu kompanitë që dhurojnë ndihma për popullin ukrainas, si dhe qytetarët që i përgjigjen thirrjes për donacione.

Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk
Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk

Ndihma tashmë ka filluar të dërgohet në Ukrainë.

Ndryshe, për të plotësuar nevojat e sa më shumë personave që dëshirojnë të dhurojnë për Ukrainën, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup deri në orën 20:00 është hapur pikë për grumbullimin e ndihmave humanitare. Në çadër çdo qytetar do të mund të sjellë ushqime, rroba dhe ndihma të tjera që do t’u dërgohen qytetarëve ukrainas që vuajnë nga lufta. Organizatorët po bisedojnë me Qytetin e Shkupit që të hapet në ditët në vijim pikë donacioni, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të mund të dhurojnë.

Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: MEta.mk
Protesta në Shkup kudër agresionit rus në Ukrainë, foto: Meta.mk
  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button