Visa dhe Mastercard pezullojnë punën në Rusi

Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard kanë njoftuar se kanë pezulluar punën në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, transmeton REL.

Visa tha në një deklaratë se do të ndërpresë transaksionet “gjatë ditëve në vijim” dhe si rrjedhojë kartelat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit, si dhe kartelat e huaja të lëshuara në Rusi.

Alfred Kelly, kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë së pagesave dixhitale me bazë në SHBA, tha se janë të detyruar të veprojnë këtë mënyrë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

“Na vjen keq për ndikimin që kjo do të ketë te kolegët tanë të çmuar dhe te klientët, partnerët, tregtarët dhe mbajtësit e kartave që u shërbejmë në Rusi. Kjo luftë dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj paqes dhe stabilitetit kërkon që ne të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”, tha ai.

Po ashtu edhe Mastercard lëshoi një njoftim të ngjashëm, duke deklaruar se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti i saj.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button