Italia sekuestroi jahtet dhe vilat e 4 oligarkëve rusë me vlerë 140 milionë euro

Policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte me vlerë të paktën 140 milionë euro nga katër miliarderë rusë, të cilët ishin në listën e sanksioneve të BE-së pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters.

Një burim policor tha se është sekuestruar vila në pronësi të biznesmenit miliarder Alisher Usmanov në Sardenjë dhe vila në liqenin Como në pronësi të prezantuesit të televizionit shtetëror rus Vladimir Soloviev.

Përveç kësaj, burimet konfirmuan se jahtet që i përkisnin njeriut më të pasur të Rusisë, Alexei Mordashov, dhe Gennady Timchenko, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin , u konfiskuan gjatë natës në portet veriore të Italisë. Në 20 vitet e fundit oligarkët rusë kanë blerë banesa luksoze në vende të kërkuara të Itali, shkruan The Guardian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button