RMV, deri në fund të muajit mund të aplikohet për kthimin e mjeteve financiare që janë shpenzuar për punimet shkencore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur që deri më 1 prill do të mund të aplikohet për të marrë mjetet financiare të shpenzuara gjatë publikimit të punimit shkencor, transmeton Portalb.mk.

“Konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në revista me faktor të ndikimit, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e zgjedhur në institucionet shkencore të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në Konkursin ku shënohen kriteret dhe dokumentet e nevojshme, theksohet që autorët kërkesën për mjetet duhet ta bëjnë më së voni një vit nga dita e publikimit të punimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button