Afër 800 mijë refugjatë ukrainas kanë arritur në Poloni

Rreth 787,300 njerëz që kanë ikur nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Poloninë fqinje deri më tani, thanë të shtunën autoritetet polake, raporton REL. Vetëm të premten nga Ukraina në Poloni kanë hyrë 106,400 njerëz.

Kjo është shifra më e lartë brenda një dite që nga data 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tha zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pavel Szefernaker.

Qeveria e Polonisë ka ngritur 30 pika pritjeje kufitare, tha Szefernaker, ndërsa zyrtarët lokalë kanë ngritur më shumë qendra në qytete dhe bashki anembanë vendit. Pas mbërritjes në Poloni, disa prej qytetarëve të Ukrainës, udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe vendeve tjera të perëndimit.

Kombet e Bashkuara thanë në fillim të kësaj jave se të paktën 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina. Përveç Polonisë, ata po kalojnë në Sllovaki, Hungari, Rumani, Moldavi dhe Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button