Bilall Kasami u rizgjodh kryetar i Lëvizjes Besa

“Besëlidhja për vendlindjen!” është slogani i Lëvizjes Besa në kuadër të Kongresit të Dytë që do të u zhvillua sot në Shkup, transmeton Portalb.mk. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami, e fitoi mandatin e radhës për të udhëhequr me këtë parti.

“Faleminderit gjithë delegatëve që më dhanë besimin për të udhëhequr edhe njëherë me Lëvizjen BESA!”, deklaroi Kasami.

Ndryshe, Kasami është zgjedhur kryetar i Komunës së Tetovës në zgjedhjet e fundit lokale, duke e fituar në balotazh kundërkandidaten e BDI-së, Teuta Arifi. Zgjedhjet krijuan rezultat të mirë për këtë parti edhe në Komunën e Zhelinës, ku u rizgjedh kryetar Blerim Sejdiun.

Ndërkohë, kjo parti u largua nga koalicioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku në koalicion ishte me BDI-në dhe LSDM-në. Gjatë negociatave për formimin e një shumice të re parlamentare, Lëvizja Besa u destabilizua pasi deputeti i kësaj partie e ndryshoi qëndrimin, për çka u përjashtua nga kjo parti.

Kjo ishte goditja e dytë ndaj Lëvizjes Besa, duke llogaritur që më herë nga ky subjekt janë larguar së bashku një grup i themeluesve, për të formuar pastaj subjektin politik Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button