Kryetari Talat Xhaferi u takua me Presidenten Vjosa Osmani, temë e takimit edhe (de)stabiliteti i Ballkanit dhe “Open Ballkan”

Në Prishtinë vazhdojnë takimet e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me liderët politikë, derisa sot ka zhvilluar takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, transmeton Portalb.mk.

“Në takim është biseduar për situatën aktuale politike jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, pas agresionit ushtarak të Federatë Ruse ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i domosdoshëm se kurrë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, bëjnë me dije nga Presidenca.

Xhaferi ka premtuar përkrahje për Kosovën gjatë anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Rusia dhe Serbia si aleate e saj po tentojnë ta destabilizojnë Kosovën dhe Ballkanin”, vlerësoi Osmani, duke e vlerësuar “Ballkanin e Hapur” si  mjet  të Serbisë për shtrirje të hegjemonisë së saj në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button