RMV, do të rriten pensionet sipas modelit zviceran

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një deklaratë për media njoftoi se është arritur një rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“U dakorduam që të pranojmë propozimin e Shoqatave të Pensionistëve, me çka do të vendosim metodologji të re për rritje të pensioneve që do të bëhet në bazë të ashtuquajturës formulë zvicërane, respektivisht rritje për 50 për qind të çmimit të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind në pjesëmarrje në metodologji rritja e pagës mesatare. Miratimi i pensioneve do të bëhet gjithashtu dy herë në vit, me çka miratimi do të bëhet në mars dhe shtator, respektivisht atëherë kur Enti për Statistika i jep të dhënat”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se në vitin 2022 për 12 muaj, së bashku me ndihmën direkte financiare, mesatarisht pensionistët do të kenë gjithsej rreth 12.000 denarë në vit plus në buxhet në krahasim me vitin 2021. Gjithashtu shtoi se përveç metodologjisë së re, është arritur marrëveshje për pako të ndihmës intervenuese financiare për pensionistët nga 1000 denarë në prill, maj dhe qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button