Putin: Kërkesat e Rusisë duhet të plotësohen në bisedimet e paqes

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz se ai është i gatshëm të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij, por vetëm nëse plotësohen kushtet që ai ka vendosur që nga fillimi i konfliktit, transmeton REL.

Putin i tha Scholzit se ai është i gatshëm të flasë me këdo që dëshiron lirinë në Ukrainë.

“Me kusht që të gjitha kërkesat ruse të përmbushen”, tha ai.

Këto kërkesa, të cilat Putini i parashtroi përsëri, përfshijnë: “çmilitarizimin” e Ukrainës; “denazifikimin” e Ukrainës; një status neutral dhe jo-bërthamor për Ukrainën; njohja ndërkombëtare e aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe sovraniteti për rajonet separatiste ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button