Koordinatorët e nismës “Ballkani i Hapur” u takuan me Eskobarin në Uashington

Në kuadër të vizitës studimore, të organizuar nga Këshilli Atlantik i Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesit e nismës “Ballkani i Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë takime me përfaqësues të Senatit Amerikan, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare NED, NDI dhe IRI, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Një delegacion qeveritar i përbërë nga Koordinatorët Nacional Marjan Zabrçanec dhe Nola Ismajloska-Starova dhe Këshilltari i Kryeministrit për Punë të Jashtme Edmond Ademi, në kuadër të vizitës studimore në SHBA, të grupit koordinues rajonal të nismës “Ballkani i Hapur”, zhvilloi takim pune në Uashington me Gabriel Eskobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Siç ka informuar shërbimi për shtyp i qeverisë, gjatë takimit, përfaqësuesit e “Ballkani i Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia diskutuan me përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit për rëndësinë e lidhjes rajonale dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Ata e ri konfirmuan se iniciativa është hapur që në të ardhmen t’i bashkëngjiten edhe Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

“Zyrtarët e Departamentit të Shtetit kanë shprehur mbështetje të fortë dhe të qartë për integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor në tërësi e veçanërisht për bashkëpunimin ekonomik dhe politik rajonal, siç është ‘Ballkani i Hapur’. Nisma ‘Ballkani i Hapur’ u vlerësua si një bashkëpunim që jep rezultate konkrete, i cili njihet nga qytetarët, kompanitë dhe institucionet dhe që është në përputhje me politikat dhe rregulloret evropiane. “Ballkani Perëndimor ka një të ardhme evropiane pa mëdyshje, vendet e rajonit duhet të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian brenda një kohe të arsyeshme sepse kjo do të sjellë mundësi të reja për Evropën”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të vizitës studimore të organizuar nga Këshilli Atlantik i Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë takime me përfaqësues të Senatit Amerikan, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare NED, NDI dhe IRI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button