Derisa ka rritje të prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet ulje e numrit të punësuarve

Në Maqedoninë e Veriut për një vit është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 0.7 përqind, përkundër uljes së numrit të punësuarve për 2.4 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit janar të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 36.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie për 4.3 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 14.8 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që rënia në sektorin e Industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i Ushqimit, Prodhimi i Duhanit, Prodhimi i tekstilit, Prodhimi i gomës dhe produkteve plastike, etj.

“Numri i të punësuarve në industri gjatë muajit janar të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 5.1 %, tek Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë 7.1 %, ndërsa rritje u vërejt tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1.0 %, Prodhimet kapitale për 1.9 %, dhe tek Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.1%”, raportojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button