Afër 75 përqind e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar në sektorin privat

Maqedonia e Veriut numëron 1 681 863 qytetarë sit ë aftë për punë, 937 482 qytetarë si popullsi aktive, prej të cilëve si të papunë janë 15.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2021, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëron 937482 , prej të cilëve të punësuar janë 795 276, ndërsa të papunë janë 142206 persona”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë vlerësohet që shkalla e aktivitetit është 55.7, shkalla e punësimit 47.3, ndërsa shkalla e papunësisë është 15.2.

Në bazë të gjinisë, nga gjithsej 795 276 të punësuar, 60.2 përqind janë meshkuj, ndërsa nga 142 206 të papunë, 61.4 përqind janë meshkuj, Në kategorinë e popullsisë joaktive, dominojnë vajzat e gratë me 63.1 përqind.

Numri më i madh i të punësuarve janë në sektorin privat (592 125), ndërsa në pronësi tjetër bëjnë pjesë 203 151 të punësuar. Në industrinë përpunuese ka 160 373 të punësuar, 126 401 të punësuar në tregti me shumicë dhe me pakicë. Në sektorin joprivat, më së shumti të punësuar ka në arsim, ku janë të punësuar 44 554 qytetarë, ndërsa në veprimtarinë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale janë të punësuar 37 560 të punësuar.

Në gjithë Maqedoninë e Veriut vlerësohet se janë 31 646 punëdhënës, 666 380 të punësuar, 69 325 të vetëpunësuar dhe 27 925 punëtor familjar i paguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button