Grubi konsideroi skenar rus përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë Zaev 2, reaguan nga ASH dhe Lëvizja Besa

Përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë Zaev 2, zëvendëskryeministri Artan Grubi mbrëmë në emisionin Opinion i konsideroi si skenar rus. Reagoi Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, transmeton Portalb.mk.

“Doli një teori javën e kaluar, nëse ju kujtohet, në dhjetor kishte një shumicë të re prej 61 në Kuvend të tubuar rreth partisë kësaj partisë Levica e cila e përshëndeti agresionin rus në Ukrainë dhe përflitet sot se ka qenë skenar rus për ta rrëzuar Qeverinë pro-demokratike, pro-NATO dhe pro-Bashkimit Evropian”, tha Artan Grubi në Opinion.

Për këtë deklaratë të Grubit nga Aleanca për Shqiptarët u shprehën se pikërisht për këtë ka folur njeriu, sipas të cilëve ai në vitin 2017, deri në momentin e fundit mbronte koalicionin pro rus Gruevski-Ahmeti.

“Natën e 27 prillit përqafohej me djalin e Mijallkovit gjatë sulmit të përgatitur në Moskë e Beograd mbi tempullin e demokracisë Tani me partnerë të ri, regjimi i BDI-së vazhdon avazin e vjetër të lidhjeve me anti amerikanë të njohur e të sanksionuar nga SHBA, duke u ndarë tenderë milionëshe kompanive të Dodikut dhe duke emëruar ambasador në OKB Fërçkovskin e padëshirueshëm në Uashington”, thanë nga ASh.

Sipas Arjanit Hoxhës nga Lëvizja Besa, Grubi dëshiron të implikon opozitën shqiptare.

“Po ja një pyetje logjike që po shtrohet ditëve të fundit: Dërgimi i Ljubomir Frçkovskit si ambasador në Kombet e Bashkuara (me propozim nga ministri i BDI) edhe përkundër faktit se u refuzua nga SHBA, a bën ky zotëria të na tregojë se pjesë e cilit skenar është? Në mungesë të kapacitetit për të bërë punë, ai merret me fjalë boshe dhe të vetmen ofertë politike e ka urrejtjen, mllefin dhe shpifjen për opozitën shqiptare”, shkroi Hoxha.

Me 11 nëntor, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u tentua të votohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë së vendit, kërkesë e ngritur nga deputetët e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare. Por, opozitës i mungoi një votë prandaj dhe u tërhoq. Kujtojmë se, deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, edhe pse kishte nënshkruar iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, nuk u paraqit në seancë, gjë që pamundësoi që opozita të ketë shumicën e nevojshme për të votuar mocionin e besimit të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button