Osmani: Aleanca e konfirmoi sigurinë e vendeve anëtare duke demonstruar unitet

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njofton se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të NATO-s, në nivel të Ministrave të Jashtëm, ministri Osmani theksoi se NATO dëshmoi unitet dhe angazhim të përbashkët për ruajtjen e sigurisë euroatlantike, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga MPJ, ministrat e jashtëm shprehën mbështetje të fortë për pavarësinë politike, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të njohur ndërkombtarisht.

“Sot kemi dërguar një mesazh të fortë për unitetin e Aleancës dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë euroatlantike. Ne jemi të bashkuar në dënimin e agresionit ushtarak rus dhe mesazhin për një ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake, të cilat shkaktojnë humbje jetëve njerëzore dhe kanë pasoja të mëdha për ekonominë, paqen dhe prosperitetin e mbarë botës. Ne jemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në solidaritet me popullin ukrainas, guximi dhe vendosmëria e të cilit për të gjetur një zgjidhje paqësore është e denjë për respekt”, theksoi Osmani.

Siç informojnë nga ministria, Osmani nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që është veçanërisht e rëndësishme për stabilitetin rajonal.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button