Me mesazh “jo luftës”, të punësuarit e një prej televizionet të fundit të pavarura në Rusi i tha lamtumirë audiencës

Një nga televizionet e pakta të pavarura, TV Dozhd, emeton programin e tij të fundit përpara se të përshëndetej kolektivisht dhe të largohej, në mënyrë simbolike, me transmetimin e Liqenit të mjellmave.

Të punësuarit e “TV Dozhd” dje, në fund të lajmeve të mbrëmjes, janë mbledhur rreth moderatorëve, të cilët i thanë “jo luftës”, para se të largohen të gjithë bashkë. Transmetimi zgjati teksa punonjësit u larguan nga studio, pas së cilës u shfaq një logo e televizionit dhe një mesazh për mbledhjen e donacioneve.

“TV Dozhd” do të mbyllet zyrtarisht me urdhër të autoriteteve ruse, ndaj stafi vendosi që të paktën largimi të bëhet në mënyrë dinjitoze, transmeton Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze.

Gazeta britanike The Independent raporton se Duma shtetërore e Rusisë miratoi sot njëzëri ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilave të ashtuquajturat informacione të rremë” për veprimet e ushtrisë ruse dhe operacionet ushtarake dhe diskreditimi i ushtrisë dënohet me 15 vjet burg.

Këto ndryshime vijnë pasi Moska ua mbyllë gojën mediave të fundit kritike të vendit dhe kërcënon gazetarët që raportojnë për rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase, pavarësisht epërsisë së madhe ushtarake të Rusisë.

Kryetari i Dumës Vyacheslav Volodin tha se ndryshimet ishin dërguar menjëherë në dhomën e lartë, Këshillin e Federatës, dhe se ai priste që ato “tekstualisht të hyjnë në fuqi nesër”.

Siç njofton Roskomnadzor, agjencia për mbikëqyrjen e mediave të qeverisë ruse, gazetarëve rusë nuk u lejohet më të përdorin fjalë të caktuara në mbulimin e tyre të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si lufta, pushtimi dhe sulmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button