PThP: Edukatorja e një kopshti nga Shkupi kishte goditur me lugë metalike një fëmijë

Një edukatore kopshti në lagjen Autokomandë të Shkupit është akuzuar për dhunë ndaj një fëmije. Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot pas zhvillimit të procedurës paraprake ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale Dhunë ndaj fëmijës nga neni 201-a i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të publikuara nga Prokuroria Publike, më 01.09.2021, edukatorja 48-vjeçare e ka goditur me lugë gjelle metalike në kokë fëmijën, duke i shkaktuar lëndim trupor – plagë-çarje në kokë, teksa i ka shpërndarë drekën fëmijëve në grup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button