fbpx

Nënshkrimi që lejon shaminë në shkolla!

Në vlugun e prezantimeve të plan-programeve të partive politike, para qytetarëve, është aktualizuar çështja e Udhëzimit Administrativ, sipas të cilit, vajzave me mbulesë iu ndalohet ndjekja e mësimit nëpër shkollat publike.

Në një dokument që po qarkullon në rrjetin social Facebook, shihet që ministri i Arsimit, Ramë Buja, e ka nënshkruar shfuqizimin e këtij Udhëzimi Administrativ.
Sipas burimeve të Telegrafit, nga data 21 maj, vajzave me mbulesë iu lejohet që ta bartin mbulesën edhe në ambientet e shkollës.

Shfuqizimi i këtij Udhëzimi Administrativ, si duket ka ardhur pas krijimit të koalicionit parazgjedhor në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Partisë së Drejtësisë (PD).
Këta të fundit, si kusht për hyrje në koalicion me partinë e Thaçit, kanë vënë heqjen e këtij Udhëzimi Administrativ.

Lejohet mbajtja e shamisë në shkolla
Lejohet mbajtja e shamisë në shkolla

 

Lajme të ngjashme

Back to top button