Bislimoski paralajmëroi kallëzim në Prokurori: Pompat e benzinës nuk guxojnë të kufizojnë shitjen deri në 500 denarë

Pompat e vogla nuk kanë të drejtë të kufizojnë furnizimin me benzinë. Këta janë përfitues ushtarakë që duan të bëjnë para mbi kurrizin e dikujt. Sot do të dërgojmë njoftim në Prokurori për këso dukuri, thotë për “Utrinski brifing” Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

“E vërtet, dje janë krijuar kolona nëpër pompat e benzinës anembanë vendit dhe kjo bazohet në spekulimet se çmimi i naftës javën e ardhshme do të rritet deri në 150 denarë. Derivate nafte ka, furnizim të rregullt dhe rezerva. Furnizimi është pa probleme dhe nuk ka pasur ndërprerje të furnizimit me benzin. Ajo që është shqetësuese është se disa pompa benzine dje kanë shitur benzinë deri në 500 denarë me qëllim që të kursejnë rezerva dhe ta shesin më shtrenjtë”, tha ai.

Bislimoski thotë se ka rezerva të mjaftueshme të naftës.

“Nafta në Maqedoninë e Veriut vjen kryesisht nga Greqia. Por strategët e Facebook-ut dje i ka zënë paniku”, tha Bislimoski.

I pyetur se deri ku do të shkojnë çmimet e energjisë elektrike, Bislimoski tha se çmimet si të rrymës ashtu edhe të gazit natyror janë të ashpra dhe e gjithë Evropa është në panik, ndaj nuk pret ulje në javët në vijim. Por, sipas Bislimoskit, do të ketë stabilizim me arritjen e marrëveshjes me OPEC-un. Ai rekomandon që të kursejmë për të kapërcyer këtë periudhë të vështirë.

Edhe Qeveria e RMV-së dhe kryeministri Kovaçevski thanë se ka rezerva të derivateve dhe drithërave, ndaj u bënë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button