Gjykata Administrative ka hedhur poshtë padinë e LSDM ndaj Parlamentit

Gjykata Administrative  ka hedhur poshtë padinë e deputetëve të zgjedhur të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit kundër Parlamentit për verifikimin me forcë të mandateve të tyre.

“Gjykata Administrative duke proceduar me padinë e ngritur ka konstatuar se padia është palejueshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në përputhje me nenin 9 alineja 2 nuk mund që të ketë kontest juridik për punë të cilët në bazë të autorizimeve kushtetuese vendos drejtë për drejtë Parlamenti dhe kryetari i shtetit, përveç vendimeve për emërime dhe shkarkime.

Duke iu referuar dhe në përputhje me nenin 26 alineja 1, Gjykata Administrative do hedhë poshtë padinë, nëse akti që konteston padia nuk është akt juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button