Në Ukrainë nuk ka laboratorë të armëve biologjike që udhëhiqen nga SHBA

Pretendimi se Shtetet e Bashkuara drejtojnë biolaboratorë sekretë në Ukrainë është një teori konspirative që është përhapur nga propagandistët rusë që nga viti 2018. Postimet keqinterpretojnë marrëveshjen e vitit 2005 SHBA-Ukrainë, e cila synon të parandalojë kërcënimet biologjike, e jo që t’i krijojë ato. Sipas Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, laboratorët e përmendur në rrjetet sociale janë në pronësi dhe financuar nga qeveria ukrainase, shkruan Vërtetmatësi.

Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë pretendime të rreme në mediat sociale, se laboratorët e armëve biologjike të udhëhequra nga SHBA në Ukrainë ishin gjithashtu në shënjestër.

Në rrjetet sociale po shpërndahet një hartë, në të cilën pretendohet se tregon lokacionet në Ukrainë ku ndodhen laboratorët e financuar nga SHBA, pra Pentagoni. Ky është informacion i pasaktë.

11 Biolaboratorë Amerikanë në Ukrainë

11 PENTAGON BIO LABS IN UKRAINE

E vërteta është se në territorin e Ukrainës nuk ka biolaboratorë në pronësi të Shteteve të Bashkuara, dhe kjo disa herë është demaskuar nga shërbimet botërore për kontrollin e fakteve.

Postimet keqinterpretojnë marrëveshjen e vitit 2005 SHBA-Ukrainë, qëllimi i së cilës është të parandalojë kërcënimet biologjike, e jo t’i krijojë ato. Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, agjencia kryesore e sigurisë në vend, laboratorët e përmendur në rrjetet sociale janë në pronësi dhe të financuar nga qeveria ukrainase.

Kjo agjenci dhe Ambasada e SHBA-së në Ukrainë kanë deklaruar vazhdimisht se pretendimet e tilla janë të rreme. Raportimet e mediave sugjerojnë se teoria është e lidhur me një fushatë të gjatë dezinformuese ruse që synon diskreditimin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas marrëveshjes së gushtit 2005, qeveria e Ukrainës dhe e SHBA-së ranë dakord të punojnë së bashku për të “parandaluar përhapjen e patogjenëve të rrezikshëm dhe ekspertizën përkatëse dhe të minimizojnë kërcënimet e mundshme biologjike“.

Në maj 2020, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës lëshoi ​​një komunikatë duke u bërë thirrje politikanëve të ndalojnë përhapjen e informacionit të rremë për ekzistencën e laboratorëve të huaj biologjikë ushtarakë në Ukrainë.

Kohët e fundit, “lajmet e rreme” për aktivitetet e supozuara të laboratorëve biologjikë ushtarakë amerikanë në Ukrainë janë përhapur në media dhe rrjetet sociale … Asnjë laborator biologjik i huaj nuk funksionon në Ukrainë. Deklaratat e fundit të politikanëve individualë janë të pasakta dhe janë shtrembërim i qëllimshëm i faktevethuhet në kumtesë.

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë përmes ​​një deklarate në prill 2020, këto teori i quajti “dezinformata të përhapura në disa qarqe në Ukrainë që pasqyrojnë keqinformimin rus për një partneritet të fortë SHBA-Ukrainë për të reduktuar kërcënimet biologjike“.

Në Ukrainë nuk ka laborator ushtarak amerikan, tha për “PolitiFakt” EndiVeber, anëtar i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Kontrollit të Armëve dhe ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes për programet e mbrojtjes bërthamore, kimike dhe biologjike.

Përkundrazi, Programi i reduktimit të kërcënimeve bashkëpunuese të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së i ofron mbështetje teknike Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës që nga viti 2005 për të përmirësuar laboratorët e shëndetit publik, misioni i të cilëve është analog me atë të Qendrave të SHBA për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Këta laboratorë kanë luajtur kohët e fundit një rol të rëndësishëm në ndalimin e përhapjes së Covid-19tha Veber për “PolitiFakt”.

Pretendimi se Shtetet e Bashkuara drejtojnë biolaboratorë sekretë në Ukrainë, është teori konspirative që është përhapur nga propagandistët rusë që nga viti 2018.

Sipas Këshillit Atlantik, propagandistët rusë një kohë të gjatë kanë përhapur propagandë në Ukrainë, duke përfshirë pretendimet se këta laboratorë eksperimentohen mbi qytetarët.

Koda, një kompani mediatike jofitimprurëse, njoftoi në vitin 2018 se pretendimi ishte pjesë e një fushate më të gjerë dezinformimi të Kremlinit për të diskredituar Shtetet e Bashkuara në sytë e fqinjëve properëndimorë të Rusisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button