Ukraina: Forcat ruse kanë humbur 9.166 ushtarë

Autoritet ukrainase kanë njoftuar se 9.166 ushtarë kanë humbur jetën nga forcat ruse që sulmuan Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës janë ndarë informacione lidhur me humbjet që forcat ruse kanë përjetuar në 9 ditët e fundit.

Në deklaratë thuhet se 9.166 ushtarë të ushtrisë ruse që sulmuan Ukrainën kanë humbur jetën dhe se ushtria e Ukrainës ka shkatërruar 33 avionë, 37 helikopterë, 251 tanke, 939 automjete të blinduara, 105 topa dhe 2 skafe të lehta të Rusisë.

Gjithashtu thuhet se forcat ruse kanë humbur edhe 50 sisteme raketahedhëse, 404 automjete, 60 automjete me karburant, 18 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 3 dronë. Në këto shifra bëhet e ditur se nuk përfshihen informacionet për luftimet në vazhdim.

Ndërkohë, në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, mbrëmë vonë u dëgjua zhurma e një shpërthimi të madh. Zhurma ishte një nga shpërthimet më të forta të dëgjuara në Sheshin e Pavarësisë në qendër të qytetit gjatë sulmeve ruse.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është përballur me sanksione të ashpra financiare kundër Moskës nga Bashkimi Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 227 civilë janë vrarë dhe 525 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Megjithatë, zyrtarët ukrainas thonë se numri i të vdekurve është më shumë se 2.000.

Agjencia e OKB-së për refugjatët raportoi gjithashtu se më shumë se një milion njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button