Zgjedhjet në BE, dinamikë e re për Maqedoninë

Ndryshimet eventuale të komisionarëve apo të presidentit të Këshillit Evropian (KE) mund të imponojnë një dinamikë të re në raportet BE- Maqedoni.

Në shtetet e Bashkimit Evropian (BE) kanë filluar zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

A do të kenë ndikim të theksuar zgjedhjet në BE edhe në Ballkanin Perëndimor, respektivisht në Maqedoni?

Këtë mundësi duhet parë në kontekst të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, e cila nuk është aq unike për shkak të dallimeve dhe interesave shtetërore të vendeve anëtare të unionit.
Zgjerimi i BE-së në lindje dhe jug, ka hapur një debat të gjerë në Bruksel se a duhet unioni të zgjerohet me anëtarë të rijnë. Diskutimet zhvillohen nga partitë politike evropiane me profile të ndryshme ideologjike.
Sipas raportuesëve rajonal ,BE përsëri do ta ketë në vëzhgim Ballkanin, duke kërkuar nga shtetet aspiruese t’i plotësojnë kriteret bazë të anëtarësimit.

Drilon Iseni, njohës i çështjeve evropiane, thotë për Inbox7 se të dyja koalicionet e partive popullore dhe socialiste e promovojnë zgjerimin e BE-së si një nga politikat më të suksesshme të BE-së.
Mirëpo sipas Isenit i njëjti do të kushtëzohet me plotësimin e kritereve për anëtarësim.

“Ndryshimet eventuale të komisionarëve apo të presidentit të Këshillit Evropian (KE) mund të imponojnë një dinamikë të re në raportet BE- Maqedoni“.

BE pa Ballkanin nuk është e bashkuar

Progresi do të vlerësohet komfor kritereve të Kopenhagës dhe prioriteteve të parapara me Dialogun e Nivelit të Lartë për Aderim të Maqedonisë në BE, konstatoi Iseni.
Alessandro Gallo, është një pan-evropian i flaktë, banon në Bruksel dhe posedon nënshtetësi Italiane. Ai thotë për Inbox7 se një Evropë pa Ballkanin nuk mund të jetë e bashkuar, sepse Ballkani është në zemër të Evropës.

Bashkimi në ditët tona do të thotë integrim, ku çdokush pranohet me diversitetin e tij me historinë, kulturën dhe gjuhën. Sipas tij zgjedhjet  janë shumë të rëndësishme, sepse pas tyre, BE me siguri do të formulojë një strategji të re zgjerimi. “Maqedonia duhet t’i nënshtrohet reformave politike dhe sociale”, theksoi Gallo.

Maqedonia të luftojë populizmin dhe nacionalizmin

“Është e rëndësishme që të dyja palët, BE-ja dhe Maqedonia të jenë aleatë të së njëjtës fushëbetejë në luftën kundër populizmit dhe nacionalizmit radikal”.

“Këta janë armiq të vërtetë të së ardhmes tonë “,spikati Gallo.

Zgjedhjet në BE kanë filluar me datë 22 maj dhe do të zgjasin deri më 25 maj. Rezultatet do të shpallen dy ditë më pas.

BE ka promovuar idenë-sloganin më të kapshëm për votuesit “This Time is Different” (Kësaj radhe është ndryshe) duke aluduar në faktin, që demokracia brenda BE-së po bëhet më e fortë. Me këtë thënie votuesit evropian do të kenë mundësi të zgjedhin vetë presidentin e KE-së që konsiderohet si një ndër figurat më të rëndësishme të BE-së.

Parlamenti i BE-së është parlamenti më i madh në botë me 751 anëtarë dhe përfaqëson 504 milion qytetarë të BE-së.

Megjithatë BE ,pas aneksimit rus të Krimesë është zhytur në diplomacinë parandaluese  dhe zbutjen e konflikteve në territorin evropian. Evropa Lindore dhe Ballkani do të jenë përsëri zona të nxehta  për Brukselin.

Inbox7 – Enisa Bajrami

Lajme të ngjashme

Back to top button