Tetovë, në shënimin e ditës së Komunës u ndanë mirënjohje (VIDEO)

Komuna e Tetovës sot në seancën e tetë të këshillit komunal, në formë simbolike shënoi ditën e saj, ku morën pjesë qytetarë nga veprimtari të ndryshme si dhe u ndanë mirënjohje ndaj personaliteteve dhe organizatave të ndryshme të cilat kontribuojnë në mënyrat e tyre për Tetovën, transmeton Portalb.mk.

Në seancë u ndanë mirënjohje për personalitete të shquara nga sfera të ndryshme të shoqërisë, të cilët kontribuuan në zhvillimin dhe afirmimin e qytetit të Tetovës. Po ashtu mirënjohje posmortum iu nda edhe për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Rafi Alilit, i cili kohë më parë ndërroi jetë.

Me mirënjohje u shpërblyen:

  • Iljaz Mazllami- veprimtar i çështjes kombëtare
  • Antigona Abdullai- veterane e arsimit
  • Vjollca Aliu- profesoreshë
  • Xhelal Zejneli- professor
  • Jocko Dimitrievski- veteran i arsimit
  • Simona Zafirovksa- profesoreshë
  • Eftim Gegovski- professor
  • Sevda Iliç- veterane e arsimit
  • Boris Stojanovski- professor
  • Nxënësit e gjimnazit të grupit të parë, fitues të shumë çmimeve- Filip, Petar, Dimitar, Stefan, Anamarija
  • Cvetko Vidoeski – profesor
  • Abdylmenaf Ejupi- veteran i arsimit
  • Rufat Rufati- veteran i arsimit
  • Shpëtim Kuriu- veteran i arsimit
  • Barije Bexheti- veterane e arsimit
  • Suzana Veseli- veterane e arsimit
  • Riza Ibraimi- veteran i arsimit
  • Nebi Iljazi- veteran i arsimit
  • Darko Gavroski- profesor
  • Sonja Trifunoska- profesoreshë
  • Ajshe Ramadani- veterane e arsimit
  • Fatbardha Pasholli- veterane e arsimit
  • Neshat Haziri- veteran i arsimit
  • Mahi Alili- profesor
  • Satki Ismaili- arsimtar
  • Artin Dauti- shkencëtar i ri
  • Menan Selimi- shkencëtar inovator
  • Stem Llab- fusha e robotikës, fizikës, teknologjisë dhe inxhinierisë
  • Uka Aliti- zjarrfikës
  • Tv Koha- media
  • Tv Kiss- media
  • Shoqëria kulturore artistike “Xheladin Zeqiri”
  • Jetmir Rexhepi- këngëtar
  • Driton Halimi- karatist
  • Lulzim Ismaili- bokser
  • Festim Selmani- kampion në bodybuilding
  • Arben Jonuzi- trajner në kick boks klubin Tetova
  • Klubi i futbollit “Dardanët”
  • Klubi i futbollit të vajzave “Shkëndija”
  • Menan Memedi- sport
  • Klubi i futbollit “Shkëndija”
  • Klubi i basketbollit “Tetova Bulls”
  • Petre Dimitrievski- turizëm
  • Ilir Demiri- mjek

Kryetari i Komunës, Bilall Kasami u shpreh se “3 Marsi” shënon fillimin e erës demokratike në Tetovë.

“Në vitin 1992 u themelua këshilli i parë shumë partiak në Tetovë, duke shënuar kështu edhe fillimin e demokracisë institucionale në Tetovë. Ne, në vitin 1992 u ulën këshilltarët të cilët ishin zgjedhur nga vota e qytetarëve përmes një procesi demokratik dhe të lirë.  Qytetaret në përgjithësi menduan se me ardhjen e demokracisë do të zgjidhen të gjitha çështjet, mirëpo koha e dëshmoi të kundërtën sepse përkushtimi ndaj zhvillimit dhe ngritjes se procesit te demokracisë deri në shkallë të pranueshme për të gjithë nuk ka qenë sa duhet.  Pavarësisht kësaj qytetari i Tetovës që atë ditë filloi ta ndjej nga afër pushtetin lokal dhe për herë të parë e kuptoi se komuna është e tyre e jo e pushtetit qendror. Instalimi i një sistemi të ri demokratik u përcoll me shumë vështirësi dhe obstruksione që bëheshin nga pushteti qendror i cili nguronte t’u jepte pushtet komunave të cilat tashmë kërkon të udhëhiqnin me qytetin e tyre”, tha Kasami.

Ndryshe, Kasami gjatë fjalës së tij theksoi nevojën e riformulimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, duke theksuar se është e nevojshme që komunat të kenë decentralizim fiskal të plotë.

Seancën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button